Shumica në Luginë do të bojkotojnë zgjedhjet serbe
Liderët e partive politike të Luginës së Preshevës kanë vendosur të bojkotojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serb. ndërsa Partia për Veprim Demokratik (PVD), e Riza Halimit, i cili është deputeti i vetëm i deritanishëm në Parlamentin e Serbisë ende nuk i është bashkuar partive të tjera që do të bojkotojnë zgjedhjet serbe.

Partitë që kanë vendosur kundër zgjedhjeve janë Partia Demokratike Shqiptare, Partia Demokrate, BDL, LPD dhe UDH.

Kryetari i PDSH-së dhe njëkohësisht edhe i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa theksoi se në zgjedhjet parlamentare nuk mund të dilet pasi janë shtuar përforcimet nga xhandarmeria e shumë e shumë forca të tjera rreth kufirit me Kosovën.

Edhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës t’i bojkotojnë zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë që do të mbahen më 16 mars.

Ai ka thënë se shqiptarët e atjeshëm nuk kanë asnjë arsye të dalin në këto zgjedhje. Në një bisedë për “Epokën e re”, Demaçi ka thënë se krerët e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet ta forcojnë lidhjen e tyre të përbashkët, pavarësisht përkatësive politike dhe të mbajnë kontakte të drejtpërdrejta me banorët. /albeu.com/

Shtuar më 09/02/2014, ora 13:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori