Privatizmi në Kosovë përfshin edhe zonat e bauara nga serbë
Në kosovë kanë nisur procedurat për privatizimin e të gjitha ndërmarrjeve shoqërore apo aseteve të ndryshme. Sipas Agjencisë së Privatizimeve kjo procedurë është ndjekur edhe më herët duke përfshirë edhe banesat që janë serbe.

ylli Kloshi, zëdhënësi agjecisë shprehet për REL se ka numër gjithnjë e më të madh të ofertuesve serbë që po marrin pjesë në procesin e privatizimit.

“Së fundi, përmes shitjes së aseteve nr. 16 kemi tenderuar aset të ndërmarrjes shoqërore që gjendet në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, kurse ofertuesi më i lartë apo fituesi i përkohshëm është nga nacionaliteti serb. Pastaj, kemi tenderuar, gjithashtu, në këtë valë të shitjes aset në vendbanime me shumicë serbe në Brezovicë, në Shtërpcë. Po ashtu me shitje të aseteve nr.17 kemi tenderuar asete që gjenden në Gushtericë, në Babimoc, në Kllokot. Kemi tenderuar asete edhe në Zveçan, ndërsa edhe në këtë rast blerësi i përkohshëm është nga nacionaliteti serb”, thotë Kaloshi, shkruan REL. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2013, ora 13:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori