Mogherini përkrah rrugën integruese të Kosovës
Gjatë qëndriit të tij në Neë York, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u takua me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zv/presidente e KE-së, Federica Mogherini.

Në këtë takim ai shoqërohej nga ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ku u bisedua për të arriturat në Kosovë si dhe avancimin e proceseve integruese evropiane të Kosovës.

Kryeministri Mustafa theksoi për arritjet dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e mëtejshëm të reformave. Ai
veçoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për proceset integruese evropiane, duke kërkuar finalizimin e MSA-së dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

"Kërkuam që të kemi gatishmërinë e Bashkimit Evropian që të nënshkruhet sa më shpejt Marrëveshja e Stabilizim Asocimit dhe po ashtu të hapet mundësia e liberalizimit të vizave. Ne do t’i përmbushim edhe 5-6 çështje që kanë mbetur dhe kemi bindjen se të gjitha kushtet teknike i përmbushim dhe se mbetet vetëm marrja e vendimit politik", theksoi kryeministri Mustafa/

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë. Mogherini shprehu përkrahje për rrugën integruese evropiane të Kosovës.

Një ditë më parë, kryeministri Isa Mustafa u takua edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili po ashtu shprehu përkrahje për rrugën integruese evropiane të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2015, ora 14:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori