Marrëveshje për përkrahjen e studentëve të mjekësisë
Sot në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit midis Ministrisë së Shëndetësisë, Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dhe Universitetit të Gjakovës “Fehmi Ahani”.

Marrëveshja ka për qëllim mbështetjen e vazhdueshme të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” nga MSh-ja dhe SHSKUK-ja, konkretisht marrëveshja është në shërbim të rregullimit të bashkëpunimit ndërmjet MSh-së, SHSKUK-së dhe Fakultetit të Mjekësisë të UGJ “Fehmi Agani”.

Marrëveshje obligon MSh-në dhe Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, që studentëve të fakulteti të Mjeksësië të Universiteti të Gjakovës t’u ofrohet hapësirë, pajisje dhe asistenca e duhur teknike, përfshirë resurset e nevojshme profesionale e njerëzore për mbështetje të mbarëvajtjes së praktikës së studentëve.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, kryesuesi i ShSKUK-së, Jusuf Dedushaj dhe rektori themelues i Universitetit të Gjakovës, Bajram Nuraj. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2014, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori