“Kuizi Evropa 2013”, përzgjidhen shkollat më të mira
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Në një ceremoni solemne është bërë përzgjedhja e shkollave pjesëmarrëse për garën "Kuizi Evropa 2013">2013", e cila realizohet në kuadër të projektit "Perspektiva e Bashkimit Evropian në Kosovë". Kjo garë financohet nga BE-ja dhe implementohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrisë së Integrimeve Evropiane.
Qëllimi i projektit "Perspektiva e Bashkimit Evropian në Kosovë", i cili realizohet përmes një sërë aktivitetesh me të rinjtë dhe për të rinjtë, është që të promovojë idenë e vetëdijesimit në aspektin e kuptimit të BE-së, politikave, objektivave të saj si dhe mënyrës se si funksionon ajo.

Në një prononcim të shkurtër për media, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, znj. Ulrike Lunaçek, ndër tjera tha se ky lloj i garës mes nxënësve është një mënyrë e sjellshme për t'ju afruar komunitetit. "Jam shumë e gëzuar që shumë shkolla po marrin pjesë dhe shpresoj që do të ketë edhe më shumë vitin e ardhshëm", u shpreh znj. Lunaqek.

Në vazhdim, znj. Lunaçek theksoi se është e natyrshme që në këtë garë mund të marrin pjesë vetëm disa nxënës (11-15 vjeç), por ajo tha se është veçanërisht e rëndësishme që të kemi të rinj, të cilët dinë më shumë për Evropën .

"Nuk është që Bashkimi Evropian është një parajsë. Ne kemi shumë gjëra të mira dhe jemi duke punuar që t'i bëjmë edhe më mirë, por ka edhe gjëra të vështira, si në çdo vend tjetër, në çdo bashkësi. Prandaj, jam shumë e gëzuar për këtë projekt dhe jam e kënaqur që mund të jem këtu", tha znj. Lunaqek .

Ragip Gjoshi, këshilltar i ministrit Buja me këtë rast tha se MAShT-i është shumë i interesuar që Kosova të jetë sa më afër Evropës dhe që kjo të ndodhë, Ministria ka ndërmarrë hapa konkret . "Krahas përafrimit të programeve mësimore, teksteve shkollore, legjislacionit, godinave shkollore që ato t'i ngjajnë godinave të shkollave të shteteve simotra të Evropës, është edhe kjo formë e punës dhe aktiviteteve që e bënë më ta afërt perspektivën e BE-së", tha ai.


Në garën "Kuzi Evropa 2013">2013", do të marrin pjesë 32 shkolla nga të gjitha rajonet e Kosovës. 14 shkollat pjesmarrëse janë përzgjedhur nga MAShT, në bazë të suksesit të treguar vitin e kaluar në provimin e arritshmërisë. Ndërsa, edhe 18 shkolla, në mesin e të cilave 4 shkolla serbe e boshnjake, u përzgjodhën sipas sistemit të lotarisë, me ç`rast znj. Ulrike Lunaçek bëri tërheqjen e shortit. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2013, ora 18:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com

Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com