Vesa Luma pas videos virale të 9-vjeçarit: Edhe unë kam qenë e bulluar (FOTO LAJM)

E kemi parë prej shumë vitesh në ekran, e rrethuar nga shumë dashuri, por asnjëherë nuk na kishte shkuar në mendje se këngëtarja e njohur Vesa Luma do të kishte rënë pre e fenomenit të bullizmit, lëkundjeve emocionale të cilat sot i kemi me qindra tek adoleshentët.

Ka qenë vetë këngëtarja ajo e cila në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë me ndjekësit një reagim të ashpër dhe të fortë ndaj një rast bullizmi nga i cili ishte prekur. Vesa ka gjetur rastin të ndajë historinë e saj personale për të dhënë një mesazh të fortë. Ajka rënë pre e bullizmit nga shokët e saj të fillores të cilët nuk bënë gjë tjetër veçse e shtynë këngëtaren të bëhej më e fortë. Gjithashtu ajo bën një apel të fortë për prindërit dhe mësuesit se duhet t’i mësojnë fëmijët që të gjithë janë të barabartë.

Këngëtarja kosovare tregon se e ka kaluar këtë moment të vështirë me kujdesin e njerzve të saj të dashur të cilët nuk e lanë asnjëherë vetëm.


Shtuar 21.02.2020 14:45