Kosova do të respektojë axhendën e MSA
Ministrja e Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku në një intervistë për Deutche Welle është shprehur se Kosova është e gatshme për t’i filluar negociatat për Marrëveshjen Stabilizim- Asocim me Komision Evropian.


Sipas saj këto negociata do të marrin kohën më të shkurtër të mundshme në mënyrë që vendi të hyjë në proceset tjera integruese.

“Marrëveshja e Stabilizim Asocimit dhe përparimi i Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane nuk është dhuratë për Kosovën, nuk është shpërblim që i është dhënë Kosovës falë konstruktivitetit që kemi treguar në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë. Nuk ka fije dyshimi që ky proces ka krijuar një klimë më të lehtë te vendimmarrësit në Bruksel, që një ofertë e tillë për Kosovën të jetë e mundshme, mirëpo, ne është dashur t’i kryejmë detyrat tona të shtëpisë.Ne kemi pasur kritere teknike të cilat kanë qenë shumë më rigoroze sesa për vendet tjera të rajonit e me përmbushjen e atyre kritereve teknike, dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka krijuar një klimë më të favorshme dhe më të lehtë te vendimmarrësit në Bruksel pikërisht për shkak të ndjeshmërisë të rastit të Kosovës, pikërisht kur kemi parasysh që pesë vende të BE-së akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Ministrja Çitaku për Deutche Welle.

Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, Çitaku ka thënë se Komisioni Europian nuk e ka kryer ende një vlerësim të cilin ka qenë dashur ta bëjë gjatë këtij muaji. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2013, ora 12:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori