ICO përfundon misionin e saj në Kosovë
Zyra Civile Ndërkombëtare
Në Zyrën Civile Ndërkombëtare prej sot zyrtarisht nuk ka më detyra. Kreu që udhëhoqi për katër vite e gjysmë këtë mision Piter Faith nesër do të largohet nga Kosova për në vendin e tij në Holandë. ICO prej sot ka filluar që asetet e saj t’i hedh në likuidim.


Administrata e Zyrës Civile Ndërkombëtare, sot ka filluar t’u shpërndajë nga një letër stafit të mbetur duke i njoftuar sërish se kontrata e tyre pa mundësi vazhdimi skadon me 30 shtator. Ndërsa, është mësuar se Piter Faith udhëheqësi i këtij misioni me një linjë aeroplani çarter do të largohet të enjten nga Kosova. /albeu.com/

Shtuar më 12/09/2012, ora 13:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori