Profesori i studimeve ndërkombëtare në Universitetin Jones Hopkins, Daniel
Serwer është shprehur se mesazhet e sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, dhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit
Evropian, Catherine Ashton, për normalizimin e raporteve me Serbinë nuk nënkuptojnë se Serbia duhet të njohë Kosovën
Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë ai deklaron se shumë anëtarë të Bashkimit
Evropian e kanë bërë të qartë se nuk do të ketë anëtarësim të plotë të Serbisë në BE nëse nuk ka normalizimi të plotë të marrëdhënieve diplomatike në mes të saj dhe Kosovës.
“
Mendoj se çështja e njohjes për kohë të gjatë nuk do të jetë në rend të ditës,
andaj edhe nuk jam i habitur përse zyrtaret nuk kanë insistuar në një gjë të tillë.
Hyrja e Serbisë në Bashkimin
Evropian është ndoshta një dekadë larg, në mos më shumë,
andaj mendoj se është herët të shqetësohemi për të”, ka thënë
Serwer. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2012,
ora 14:22