8 objekte në shtëpi që gjithmonë harroni t’i pastroni

Pastrimi i shtëpisë është një nga ato proceset e pashmangshme.

Sidomos për zonjat e shtëpisë apo për amvisat që sa herë gjejnë pak kohë apo hapësirë të lirë, atë e shfrytëzojnë totalisht për të pastruar me “themel” shtëpinë nga njëri cep në tjetrin.

Me siguri, shumica prej nesh pastron gjithçka i kap syri, në çdo dhomë, në çdo ambient të shtëpisë, tualetin, ballkonin, marrim pluhurat etj, po krejt padashje harrojmë disa objekte shumë funksionale që mbartin papastërti dhe pluhur e që ne harrojmë gjithmonë t’i pastrojmë.

E ndërsa bëjmë punët e shtëpisë, ndodh që nga nxitimi të lemë pa pastruar disa zona apo objekte që janë burim i vërtetë mikrobesh dhe bakteresh. Në fakt ka disa vende në shtëpinë tonë që edhe pa pasur nevojë për pastrim në mënyrë maniakale, ato meritojnë shumë vëmendje në këtë drejtim.

Siç janë larja e dyshemeve, pastrimi i banjës, marrja e pluhurave, etj. Mes rutinës së pastrimit janë edhe disa objekte që ne thuajse gjithmonë harrojmë t’i pastrojmë. Po cilat janë këto objekte? Për shembull, telefonat inteligjentë, tabletët dhe kompjuterët janë objekte të tejmbushura nga pluhuri dhe bakteret. Në veçanti, tastiera e kompjuterit dhe objektet teknologjike janë foleja e përhapjes së mikrobeve. Sipas disa hulumtimeve, sasia e baktereve të pranishme në një telefon është e njëjtë si në një tualet!

Këpucët, janë gjithnjë shumë të pista, veçanërisht atletet. Mund të ndodhë që fëmijët tuaj të mos lodhen nga të luajturit jashtë shtëpisë dhe kanë kontakt të vazhdueshëm me tokën, mbase shkojnë edhe në një banjë publike dhe atletet e këpucët e tyre mbushen plot me baktere.

Dysheku gjithashtu është një tjetër objekt që ne e nënvlerësojmë në procesin e pastrimit, por që është një përhapje e vazhdueshme e baktereve. Do të ishte e nevojshme të kaloni rrahësin e pluhurit të paktën njëherë në muaj mbi dyshek dhe thuajse çdo sezon të ndërronit anët. Përveç kësaj, ju gjithashtu mund të kaloni sipër fshesë me korrent.

Por, lista e objekteve që harrohen pa u pastruar është ende e gjatë! Për shembull, ka llambadarë, radiatorë dhe doreza të dyerve. Por, edhe telekomanda e televizorit apo kondicionerit dhe sirtarët. Kur ka qenë hera e fundit që i keni pastruar plotësisht? Përfitoni nga pastrimi sezonal dhe mos harroni të gjithë këto artikuj!


Shtuar 1.06.2020 06:59