EULEX do qëndrojë në Kosovë së paku deri më 2014
Shefja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Caterine Ashton, ka pranuar kërkesën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për vazhdimin e mandatit të EULEX i cili do të qëndrojë në Kosovë së paku deri nga mesi i vitit 2014">2014

Në letrën e baroneshës Ashton, siç raporton KTV, thuhet se EULEX-i do t’i kryejë detyrat e veta ashtu siç janë përcaktuar në veprimin e përbashkët për Misionin e BE-së, i miratuar dhe ndryshuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian më 4 shkurt 2008. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2012, ora 18:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori