Armand Shkullaku e thotë troç: Politikanëve nuk u besojnë as gratë e tyre

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për besimin e shqiptarëve te ambasada amerikane.

Sipas Arjan Currit, shqiptarët u besojnë më shumë amerikanëve, sesa politikanëve vendas, por ai tha se besimi tek burokratët amerikanë ka një tendencë në rënie.

Nga ana tjetër Shkullaku u shpreh se politikanëve tanë nuk u besojnë as gratë.

Pjesë nga biseda:

Arjan Curri: Ka një rezistencë të publikut që vazhdon dhe bindet dhe e ka syrin nga mesazhet amerikane. Unë me kolegët e mi bëjmë sondazhe dhe kemi metodologji tjetër. Në një nga pyetjet që kishim ne, ishte kjo, kë besoni më shumë, politikanët shqiptarë apo Amerikën. Mosbesueshmëria ishte kaq e madhe saqë prap Amerika edhe pse ka tendencë në rënie, kishte rol më të madh.

Armand Shkullaku: Politikanët shqiptarë nuk i besojnë gratë e veta ore.. Po e krahasove me këtë…

Arjan Curri: Del që për shkak të dyshimeve të mëdha ndaj politikanëve, amerikanët janë më mirë. Opinioni publik ka filluar të zgjohet pak, por jo deri në atë nivel.

Arjan Çani: Kohët e fundit ambasada e SHBA-ve, është bërë shumë më e drejtpërdrejt. Nëse para ca vitesh përdornin një gjuhë të kujdeshme, tani janë lëshuar pa frena fare. Ne po përjetojmë, atë që kanë përjetuar disa vendet të tjera rrotull nesh, si Greqia apo Italia. Ato kanë patur një thundër të paparë amerikanë, që fusnin hundët deri në gjëra bazike. Ato vende, duruan sa duruan dhe reaguan në forma të ndryshme.

Në Shqipëri se nuk jemi akoma atje. Shqipëria po përballet me një ndërhyrje të superfuqisë dhe tani jemi kuriozë të dimë si do të reagojë shoqëria. Do vijojë të shtypet dhe pranojë çdo lloj vasaliteti apo do të gjejë forma reagimi? Jemi në fazën që sapo ka filluar thundra, do të vazhdojë gjatë, apo jemi në momentet që do të reagojmë? Kjo është pyetje për të cilën nuk e kam përgjigjen.