Çollaku: Demarkacioni me Malin e Zi, heq vizat për kosovarët
Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, deklaroi se Kosova duhet të përmbushë edhe kriterin e fundit për liberali8zim të vizave. Sipas tij, është ratifikimi në Kuvend i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, në mënyrë që të mos u lihet hapësirë vendeve të BE-së që të dalin kundër vendimit.

Ministri Çollaku tha se ky kusht specifik është kërkuar edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave të publikuar në dhjetor të 2015.

“Tani ëhstë koha për qartësi dhe të pranojmë se ky është një kusht i vendosur nga BE-ja dhe si i tillë nuk mund të anashkalohet”, tha ministri Çollaku në një intervistë për gazetën Zëri.

Ministri Çollaku edhe një herë ka shprehur bindjen e tij se këtë vit, do të hiqen vizat për kosovarët dhe ata do të mund të udhëtojnë lirisht në shtetet e zonës Schengen. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2016, ora 08:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori