Amnesty International kërkon hetime për të zhdukurit
Pëlqej
Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, organizata Amnesty International i ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës për të kryer një hetim të shpejtë, të pavarur, efektive dhe të paanshme për zhdukjet dhe rrëmbimet me forcë të kryera para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Sipas raportit të Amnesty, 15 vjet pas përfundimit të luftës rreth 1,700 njerëz janë ende të humbur.Amnesty tha se në Bosnje dhe Hercegovinë, 7,800 njerëz janë raportuar të humbur, 2,200 prej tyre në Kroaci.

"Familjet e gjithë rajonit janë ende në pritje për të gjetur trupin e anëtarëve të tyre të zhdukur. Edhe kur trupi është gjetur dhe kthyer familjeve të tyre për varrim, një numër shumë i vogël i atyre që janë përgjegjës për rrëmbimin dhe zhdukjen e njerëzve janë sjellë para drejtësisë. Gërmimi i trupave të humbur është një proces tepër të ngadalshëm, edhe pse ka disa shenja të përparimit Më shumë se 12 vjet që kur trupat e më shumë se 900 shqiptarëve të tjerë të Kosovës të zhvarrosur në vende të tjera në Serbi, askush nuk i është përgjigjur ende në gjykatë" thuhet ne raport. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori