Albright: Ajo që bëmë në Kosovë, ishte e drejtë
Ajo që në fund kemi bërë në Kosovë për ndaljen e pastrimit etnik, sipas mendimit tim, ishte e drejtë. Kështë është shprehur në një intervistë për të përjavshmen çeke Tyden, ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright.


“Besoj në paqe, por nuk jam pacifiste. Mendoj se ndonjëherë duhet ta përdorni dhunën për t’i ndalur vrasjet”, tha Madeleine Albright, dhe shtoi se “tash ekziston doktrina e përgjegjësisë për të mbrojtur, pasi qeveria duhet t’i mbrojë njerëzit e vet, e nëse këtë nuk e bënë, atëherë këtë duhet ta bëjë bashkësia ndërkombëtare, që nuk do të thotë se çdoherë duhet bërë me forcë”, është shprehur ajo. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2012, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori