A po i dorëzohet Kosova Serbisë?
Kryetari i Lëvizjes "Vetëvendosje", Visar Ymeri, ishte një ndër të paktët të cilët reaguan ndaj arrestimit të drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, nga autoritet serbe, kur qeveria po heshtte.

Sipas Ymerit, me arrestimin e Drejtorit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçit, Qeveria e Kosovës është nënshtruar dhe dorëzuar përballë Serbisë.

"Serbia përveçse nuk po kushtëzohet për atë që bëri në luftë, ajo po na dëmton edhe në paqe, teksa qeveritarët tanë heshtin dhe besojnë në mëshirën e Serbisë", ka thënë ai, duke shtuar se Serbia po vazhdon të mos e njoh pavarësinë e Kosovës, ndërsa qeveritarët flasin për marrëdhënie të mira me këtë shtet, raporton "Indeks Online". /albeu.com/

Shtuar më 04/10/2016, ora 14:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori