"Financial Times", analizė pėr zgjedhjet nė Kosovė
Pëlqej
Financial Times
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Prestigjozja britanike "Financial Times" i ka kushtuar njė analizė tė gjatė zgjedhjeve tė sė dielės nė Kosovė, me titull "Sondazhet nė Kosovė tregojnė rritje tė partive tė reja".

Albin Kurti, lideri partisė Vetėvendosja, gjithmonė nėpėr protesta merr me vete njė libėr pėr ta lexuar mė vonė nėpėr qelitė e policisė.

Kėshtu e nis analizėn "FT", duke pėrshkruar profilin dhe ngjarjet qė kanė patur si protagonist Kurtin, i cili nga udhėheqės i njė levizjeje studentore, tani ndodhet nė potizat e njė politikani me prominencė.

“Tė djelėn shteti mė i ri i Ballkanit zhvillon zgjedhjet e para qė nga shpallja e pavarsisė”, shkruhet nė vijim tė artikullit, ku nėnvizohet fakti se, “grupimi zotit Kurti, sė bashku me partitė e reja tė cilat kanė njė platformė elektorale tė pėlqyshme, mund tė luajnė njė rol nė pėrcaktimin e koalicionit tė ardhshėm”.

Duke analizuar rolin e liderėve serbė pro-europianė, “FT” vėren se ata janė duke bashkėpunuar, por kėto zgjedhje nė Kosovė ngrenė pyetjen se, cili do tė jetė qėndrimi qeverisė sė ardhėshme tė Kosovės pasi shumica e shqiptarėve etnikė i shikojnė negociatat si tė pakuptimta, ose tė dėmshme.

“FT” pėr Partinė Demokratike tė Hashim Thacit parashikon njė garė tė ngushtė elektorale pėrballė ish-partisė partnere nė koalicion, LDK-sė.

Artikulli vazhdon duke cituar analistė kosovarė tė cilėt mendojnė se partitė e reja kanė mobilizuar ata qė votojnė pėr herė tė parė, duke i larguar ata nga suporti pėr zotin Thaci.

Duke cituar themeluesin e partisė Fryma e Re, Shpend Ahmeti, kjo gazetė shkruan se qeveria ka dėshtuar nė kryerjen e reformave tė parashtruara nga Bashkimi Europian.

“FT” e ka cilėsuar ish-koalicionin e mėparshėm qeveritar si “tė cuditshėm”, me pėrbėrje nga ish-ushtarėt e UCK-sė dhe pjesa tjetėr akademikėt e paraluftės qė dėshtuan nė sjelljen e investitorėve tė huaj, gjė e cila do tė shėrbente nė uljen e papunėsisė qė ėshtė 40%.

Artikulli mbyllet duke iu referuar sondazheve tė cilat nxjerrin si parti tė tretė forcėn politike tė Albin Kurtit me 20%, i cili ka shprehur qėndirimin e tij se njė koalicion me PDK-nė e Thacit apo me LDK-nė e Mustafės ėshtė gati i pamundur pėr momentin. (tch)
Shtuar më 11/12/2010, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori