Pas tragjedisë së filmit, Alec Baldwin sulmon me çadër një gazetar (VIDEO)

Aktori Alec Baldwin është filmuar duke sulmuar me çadër një gazetar, i cili e pyet me këmbëngulje për tragjedinë në xhirimet e filmit “Rust”.

Gjegjësisht, gazetari i New York Post, Jonathan Levin, dje në llogarinë e tij në Twitter ka publikuar një video të një përplasje verbale me Baldwin.

Ai pa Alec dhe gruan e tij Hillary përpara shtëpisë së Woody Allen dhe vendosi t’i bënte disa pyetje aktorit.

Levin ishte këmbëngulës në synimin e tij për të marrë përgjigje, megjithëse Hilaria vazhdimisht i kërkoi të qëndronte larg.

Meqenëse Levin e shpërfilli kërkesën e saj, në një moment Baldwin vrapoi drejt tij me një ombrellë në duar.

“Nuk mund të na fotografosh para shtëpisë së dikujt”, ka thënë aktori, por gruaja e ka ndaluar për të sulmuar fizikisht gazetarin.

“A nuk e tërhoqi vërtet këmbëzën?” A besoni se arma ka qëlluar pa e tërhequr këmbëzën? A ishte vërtet një mosfunksionim?”, ka qenë këmbëngulëse gazetarja, por më pas në shtëpi kanë hyrë Aleku dhe Hilaria.


Shtuar 9.12.2021 13:39