Zbuloni kush e kontrollon më shpesh profilin tuaj në Facebook (VIDEO)
Të gjithë jeni kuriozë të dini se kush nga miqtë tuaj në "Facebook", e sheh më shumë profilin tuaj. Nëse deri më tani nuk e keni ditur si ta shikoni një gjë të tillë ekziston një mundësi që do ju ndihmojë ta shuani këtë kuriozitet.

Mjafton të shkoni te profili juaj, të klikoni me butonin e djathtë të mouse-it dhe të zgjidhni opsionin "View page source". Pastaj shtypni Ctrl+F. Më pas në kutizën që do dalë në të djathtë lart, shkruani "InitialChatFriendsList".

Do t’ju dalin disa numra që mund t’iu duken të pakuptimtë. Kopjoni një prej tyre, pa shtesën në fund që mund të jetë (-1) ose (-2), dhe rikthehuni në profilin tuaj që ta bëni "Paste" në krye, pas adresës www.facebook.com/

Menjëherë do t’iu dalë profili i personit që ka vizituar profilin tuaj. /albeu.com/

Shtuar më 15/01/2016, ora 12:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori