Zbulohet materiali i ri që mund ta rrisë kapacitetin dhe shpejtësinë e karikimit tek bateritë
Teknologjia e zhvillimit të baterive për pajisjet elektrike është zhvilluar mjaft ditët e sotme, por sa më shumë ecim në këtë drejtim, aq më shumë gjëra të reja ka për të zbuluar.

Disa studiues në Universitetin Northwestern kanë zbuluar një mënyrë si të kombinojnë vetitë e mira të baterive dhe superkondensatorëve që të shtojnë kapacitetin e ruajtjes së energjisë dhe të shpejtojnë proçesin e karikimit tek pajisjet.

Kimisti William Dichtel dhe skuadra e tij ndërtuan një material të quajtur strukturë kovalente organike (COF), e cila është një strukturë kristaline organike që përmban një seri poresh ku mund të rezervohet energji.

Ata shtuan në strukturë një polimer përcjellës dhe rezultati ishte një “COF i modifikuar”, që Dichtel beson se mund të kombinojë vetitë e baterive dhe kondensatorëve, të dyja këto të rëndësishme për mirëfunksionimin e pajisjeve elektrike.

Studiuesit thonë se materiali është në gjendje të kryejë 10,000 cikle karikimi para se të paraqesë ndonjë problem në stabilitet, mund të ruajë deri në 10-fishin e energjisë që mund të mbajë një COF normal dhe mund ta rrisë shpejtësinë e karikimit deri ne 10-15 herë më shumë.

Këto janë më të mirat nga të dyja, pasi bateritë mund të ruajnë shumë energji por çkarikohen ngadalë, ndërsa superkondensatorët mund të mbajnë pak energji por çkarikohen shpejt.

Gjithsesi do të duhet edhe pak kohë derisa ky material të mund të përdoret në masë tek bateritë e pajisjeve elektrike./albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 13:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori