Si i fshiu letrat e burgut? Albi tregon të vërtetat: U lënduan!

Albi Dhima, i cili u akuzua për një të shkuar kriminale në programin dating “Përputhen’, hodhi dritë mbi realitetin e situatës në një intervistë për ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin. Albi nuk i kurseu batutat duke thënë se “i fshiva që të gjitha, kështu është kur ke miq të fortë.”

Ndër të tjera ai sqaroi se Alesja, vajza e cila e akuzoi se po mbante të shkuarën të fshehtë, e kishte ballafaqur konkurrentin në prapaskenat e programit. Lajmet që qarkulluan mbi këtë lajm të rremë ndikuan sidomos në familjen e tij, të cilët sipas Albit u shqetësuan.

“Në momentin që vendosa të bëhesha pjesë e atij emisioni isha koshient për komentet positive dhe negative. Por të jem i sinqertë këtë pjesë nuk e kisha menduar kurrë. Ajo hodhi aludime për një të shkuar që gjoja ishte bërë pengesë. Ka qenë një bisedë pas prime që kemi bërë isha kurioz të dija këtë të shkuarën time të aluduar. E kam thënë unë vetë që ajo më ka thënë se kam qenë në burg. Por nuk ekziston asgjë, unë jam shumë i pastër penalisht. Po të doni e vërtetojë edhe publikisht.”

Tashmë që ai e ka mbyllur këtë kapitull, Albi shprehu se i sheh gjërat me një sy tjetër por nuk do të ndryshonte asnjë veprim të madh deri më tani. I pyetur nga moderatori Ermal Peçi se cili ishte konkurrenti më i shtirur, Albi u përgjigj:

“Do ta them në këtë mënyrë, lojtari më i fortë aty brenda është Bruno.”

Ndër të tjera ai zbuloi se shumë shpejt do të vijë edhe me një projekt të ri përkrah mikut të tij më të mirë, Bashkim Saiti.


Shtuar 2.03.2022 18:18