YouTube zhytet ne ujerat e transmetimit live
Pëlqej
Albeu.com
Në fund të këtij muaji sunduesi definitiv i tregut të videove online, Google YouTube, përdoruesve të vet do tu ofrojë edhe një risi, transmetimin e drejtpërdrejtë të videove, të ashtuquajtur – webcasting.Shërbimi i emëruar YouTube Live fillon me punë në 22 nëntor me transmetim nga San Francisco. Disa nga personat e famshëm të cilët do të kanë nderin të hapin këtë risi nga Google do të janë reperi Will.i.A, këngëtarja Katy Perry, kitaristi Joe Satriani, të megapopullarizuarit MythBusters, Adam Savage e Jamie Hyneman, si dhe shumë të tjerë. Këtë transmetimin të parë tre-orësh të drejtpërdrejtë në regjinë e YouTube do të mund ta ndiqni në këtë adresë interneti.

Si në këtë, ashtu edhe në tjerët webcasting në kuadër të kanalit YouTube Live do të marrin pjesë personat video materialet e të cilëve janë publikuar në YouTube dhe janë jashtëzakonisht të popullarizuara, derisa incizimet e 50 të përzgjedhurve deri më tani në YouTube janë shikuar më shumë se 2.5 miliardë herë.

Ajo që nuk e kemi të njohur është e dhëna nëse shfrytëzuesit do të mund të vendosin në faqet e tyre transmetimin e tyre të drejtpërdrejtë ashtu siç mund të vendosin cilindo video material nga YouTube, mirëpo besojmë se opsioni i tillë do të mundësohet.

www.youtube.com/live
Shtuar më 16/11/2008, ora 19:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori