YouTube, opsion për video me rezolucion 4K
YouTube sjell risinë më të re për videot me rezolucion 4K dhe shpejtësi 60 pamje në sekondë. Kjo është një veçori që tani për tani është aplikuar vetëm në gjashtë video, të cilat janë regjistruar nga stafi i YouTube-it.

Ndërkohë për të gjithë ato që dëshirojnë një kualitet dhe shpejtësi të tillë për videot, duhet të kenë një pajisje shumë të mirë me ekran që është i aftë të pasqyrojë video me rezolucion 4K.

Ky është një opasion i cili aktualisht është vetëm në shërbim të shfletuesit Chrome, ndërsa kompania nuk ka dhënë akoma një datë të saktë të lançimit e kësaj veçorie. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2015, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori