YouTube heq 60% të kanaleve me përmbajtje origjinale
Pëlqej
Youtube
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Në Janar 2012, YouTube njoftoi se do të prezantonte rreth 160 kanale me përmbajtje të freskëta dhe origjinale, për të konkurruar me kanalet televizive dhe programet e rrjeteve të tjera, shkruan Portali Krokodili. Më pak se një vit më vonë, ajo po heq më shumë se gjysmën e tyre.

YouTube investoi $200 milionë në këtë projekt, i cili përfshin kanale si The Onion, Jeta e Jay-Z dhe Times. Me sa duket, shpërblimet nuk kanë qenë aq të mëdha: 60% e tyre po fshihen dhe YouTube do të paguajë 100% të të ardhurave hyrëse nga ato që nuk rinovohen.

Për sa iu përket atyre që do të hiqen dhe do të rrinë, uebfaqja All Things D raporton se nuk janë të ardhurat faktori vendimtar, por koha e shikimit të kanaleve. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2012, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com

Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com