YouTube feston 5 vjetorin me 2 miliarde klikime
Youtube
YouTube ka festuar ditëlindjen e pestë në një moment kur faqja e njohur e videove po korr një sukes të madh me 2 miliardë klikime në ditë. Chad Hurley, administrator i deleguar dhe themelues i ...... YouTube bashkë me Chen e Jawed Karim, në një letër të publikuar, falënderon komunitetin e internetit për rritjen e madhe që i kanë bërë kompanisë në këtë 5 vjecar.

Për të festuar këtë ditëlindje youtube.com/fiveyear është kanali ku mund të shihet historia që nis nga viti 2005 dhe deri në momentet më të rëndësishme të aktualitetit.

70 % e trafikut të YouTube vjen nga jashtë SHBA-së pasi faqja është e pranishme në 23 vende dhe përfaqësohet në 24 gjuhë të ndryshme. Një prej kurioziteteve më interesante është fakti se do të duheshin 1700 vjet që një njeri të shikonte miliona videot e shkarkuara në YouTube.

“U nisëm me idenë për t’i dhënë jetë një vendi ku çdonjëri me një filmim interesant, mund ta ndante me të gjithë botën”, shprehet Chad Hurley. “Pas 5 viteve jemi më të impenjuar për të mbështetur parimet që na kanë udhëhequr deri sot’ videoja u jep zë njerëzve”, përfundon ai.
Shtuar më 17/05/2010, ora 10:51
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori