Aksident në Lushnjë, mjeti del nga rruga, 6 persona të lënduar

Një aksident ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë ku një automjet ka dalë nga rruga. Burime bëjnë me dije se janë lënduar 6 persona dhe se 2 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe janë transportuar për në Spitalin e Traumës, në kryeqytet.

Njoftimi i Policisë:
Lushnjë
Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:10, në aksin rrugor Rrogozhinë – Lushnjë, në fshatin Gramsh ka dalë nga rruga automjeti tip “Lance” me drejtues shtetasin A. H., ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe djali i tij 17 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 8.08.2021 20:38