"Yahoo Tech" zbulon ikonat e fshehura të Windows 10
Pëlqej
Windoës 10 është sistemi më i ri operativ në treg, duke bërë që shumë përdorues ta kenë të vështirë përdorimin e tyre. Përmes opsionit "Yahoo Tech", ju mund të mësoni se si të zbuloni ikonat e fshehura në sistemin e ri operativ të Microsoft.

Sapo të hapni "File Explorer" ndoshta do t'u dalë një dritare plot me ikona. Në "View Tab", të Ribbon, mund të zgjidhni mënyrën se si doni t'i shihni. Të gjitha këto ikona mund t'i shihni në formë liste, me detaje, çfarëdoqoftë.

Por jo vetëm kaq, nëse klikoni shigjetën e poshtme në anën e djatht të View Window, do të shihni se ka dhe dy opsioni të fshehura: Tiles dhe Content. Secila ju jep më shumë detaje për atë që jeni duke parë. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2015, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori