Yahoo e kënaqur me sukseset
Yahoo
Kompania a madhe Yahoo duket se është e kënaqur me sukseset e arritura kohët e fundit.

Të hyrat totale të kompanisë gjatë tre muajve të parë ishin 1,077 miliard dollarë, respektivisht vetëm 1% më shumë se një vit më parë në periudhën e njëjtë.

Njëkohësisht profiti nga afarizmi ra nga 190 milion të vitit të kaluar në 169 milion dollarë, por edhe kjo është më mirë se pritjet të analistëve dhe aksionet e kompanisë u rritën 4% pas publikimit të rezultateve.

Scott Thompson nga kjo kompani, tha se ai është më se i bindur në vlerën e pronës së kompanisë dhe potencialin e afarizmit. Por njëkohësisht theksoi pakënaqësinë me gjendjen momentale, duke theksuar se të hyrat nga reklamimi nuk ishin as afër asaj çfarë duhet të jenë.

Megjithatë pritjet ishin më të pakëta dhe ky rezultat konsiderohet sukses.
Shtuar më 22/04/2012, ora 13:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori