Juventusi i ofron parakontratë Agueros

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi i ka ofruar parakontratë sulmuesit argjentinas Sergio Aguero.

Te Juventusi po kërkojnë ta bindin me çdo kusht Agueron që të transferohet në Torino gjatë kësaj vere. Aguero, në fund të këtij edicioni do të largohet si futbollist i lirë nga Manchester City dhe te Juventusi po shihet si përforcim i madh për sulmin.

Mediumet italiane kanë raportuar të martën, se krerët e Juventusit tashmë i kanë ofruar parakontratë Agueros, i cili është i lirë për të negociuar me secilin klub që e kërkon. Bëhet e ditur se Juventusi i ka ofruar Agueros kontratë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Aguero 32-vjeçar këtë edicion ka shënuar tri gola në 15 ndeshje për Cityn në të gjitha garat. Ai është pjesë e Cityt prej vitit 2011 kur iu bashkua nga Atletico Madridi.


Shtuar 13.04.2021 17:02