Enciklopedia internetike
Wikipedia, me mbi 30 milion artikuj në 287 gjuhë dhe me mbi 5 milion artikuj në versionin anglisht, konsiderohet pishtar i shpërndarjes së
dijes së hapur.
Nisur nga dëshira për të pasuruar artikujt në gjuhën shqipe në
Wikipedia, duke i lehtësuar në këtë mënyrë kërkimin dhe informimin çdo shqipfolësi, komuniteti i Open Labs së bashku me Wikimedians of Albanian Language User Group organizojnë për të tretin vit rradhazi Wiki Weekend
Tirana 2016.
Gjatë fundjavës së parë të dhjetorit, përkatësisht në datat 3 dhe 4 dhjetor, pjesëmarrësit do të mblidhen në ambientet e shkollës profesionale “Hermann Gmeiner” në fshatin SOS (Tiranë) në një program që kombinon puntoritë (
workshops) me prezantimet nga wikipedianët nga
Tirana, Elbasani, Prishtina, Gjilani, Ohri, Zyrihu etj.
Ky aktivitet synon që të ndërtohen ura bashkëpunimi me wikipedianë të tjerë nga rajoni, të inspirohen wikipedianë të rinj që të bashkohen me komunitetin, të njihet publiku me projektet e Wikimedia, të organizohen edit-athon-e dhe të rritet ndërgjegjësimi i mediave lokale rreth rëndësisë së ndarjes së
dijes përmes projekteve të lidhura me platformat dhe kulturën bashkëpunuese wiki. Aktiviteti fillon në 9:00 dhe mbaron në 16:00 (të shtunën dhe të dielën) dhe është i pasuruar me një shumëllojshmëri punëtorish me karakter teknik (
workshops), prezantimesh, bisedash dhe edit-a-thon, ku të pranishmit do venë në punë njohuritë e marra dhe do punojnë në grup për përmirësimin e mëtejshëm të artikujve të
Wikipedia me fokus të veçantë artikujt rreth monumenteve të kulturës së vendit tonë.
Pjesëmarrja është falas por regjistrimi në event është i detyrueshëm.
Për detajet të mëtejshme rreth të ftuarve, axhendës dhe për regjistrime vizitoni:
wikiweekend.openlabs.cc.
Shtuar më 29/11/2016,
ora 09:20