WikiLeaks “del” në det të hapur
Fox News raporton se, investuesit të cilët qëndrojnë prapa projektit WikiLeaks të Julian Assange janë duke punuar në prapavijë për të zhvendosur serverët në një mikroshtet në det të hapur për të shmangur ndjekjen e mundshme ligjore nga autoritetet amerikane.

Ideja për shfrytëzimin e lokacioneve në det nuk është e re, sepse kur largoheni mjaftueshëm nga bregu – vlejnë ligjet detare sipas të cilave Assange (dhe raste tjera të ngjashme) nuk mund të ndiqen.

P.sh. një prej lokacioneve të tilla përmendet edhe platforma e vjetër e helikopterëve e quajtur Principality of Sealand në afërsi të Anglisë, pronari i të cilës e ka shpallur mikroshtet të pavarur që nuk është nën juridiksionin e Britanisë. Lidhja e internetit në lokacione të tilla sigurohet përmes radiokomunikimit.

E megjithatë disa mendojnë që zhvendosja e serverëve nuk do t’i ndihmojë WikiLeaksit sepse mendojnë që me rëndësi është se ku gjenden personat të cilët e udhëheqin organizatën, dhe jo të dhënat (“gjykohen njerëzit dhe jo serverët”, pohon një ekspert i të drejtës).

Tani për tani WikiLeaks është nën hetime të shtetit Virginia të SHBA-së, ndërsa ka gjasa që edhe në vende tjera të nisin hetimet. Assange akoma rrezikohet nga ekstradimi në Suedi për shkak të gjoja një dhunimi të cilin ai e mohon ashpër dhe e cilëson si proces të montuar.
Shtuar më 07/02/2012, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori