"Who's Down" aplikacioni i të rinjve
"Who's Down" është aplikacioni posaçërisht për të rinjtë i krijuar nga Google i cili i bashkohet sërish rrjeteve sociale.

Aplikacioni ju lejon të njoftoni miqtë tuaj se jeni gati për çdo gjë (për shembull, për të drekuar, për të parë film, punuar etj), duke ju ndihmuar kështu që të lidheni me njerëz të tjerë që janë gjithashtu të gatshëm t'ju bashkohen juve.

Aplikacioni, i cili është në dispozicion për pajisjet iOS dhe Android, funksionon aktualisht vetëm me ftesa. Ai është krijuar vetëm për adoleshentë, pasi kur regjistrohesh për ta përdorur, ju duhet të shkruani emrin e shkollës si dhe adresën e email-it. /albeu.com/

Shtuar më 01/11/2015, ora 10:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori