WhatsApp përfundon shërbimin për BlackBerry OS dhe shumë platforma tjera
Shërbimi i famshëm mobil i mesazheve, WhatsApp, ka njoftuar se do të përfundojë mbështetjen për të gjitha telefonat që punojnë me sistemin operativ BlackBerry OS, duke përfshirë edhe BlackBerry 10, deri në fund të vitit 2016.

Platformat tjera që do t’i largojë WhatsApp-i nga lista janë: Nokia S40, Nokia Symbian S60, Android 2.1, Android 2.2 dhe Windoës Phone 7.1. WhatsApp thotë se do të fokusohet në platformat që shumica e njerëzve janë duke i përdorur.

"Nëse jeni duke përdorë një nga këto platforma, atëherë ne ju rekomandojmë që të pajiseni me një nga platformat më të reja të Android, iPhone, ose Windows Phone para fundit të 2016-ës në mënyrë që të vazhdoni të përdorni WhatsApp-in”, ka përfunduar postimin kjo kompani. /albeu.com/

Shtuar më 28/02/2016, ora 13:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori