Autoritet turke kanë nisur hetimet për versionin e ri të WhatsApp-it, i cili
kërkon që të ndash më shumë të dhëna me Facebookun.
Platforma popullore e mesazheve është kritikuar shumë kohët e fundit për shkak se
kërkon nga përdoruesit që të bien dakord me termat e rinj ose dryshe do të rrezikojnë humbjen e llogarisë së tyre, më 8 shkurt.
Facebooku pretendon të monetizojë WhatsApp-in duke lejuar reklamuesit të kontaktojnë me klientët direkt
nëpërmjet aplikacionit, ndërkohë që këto ndryshime kanë nisur të funksionojnë së fundmi.
Nëpërmjet këtij hapi, përveç mesazhit që mbetet i koduar, reklamuesit mund të marrin informacion
nëpërmjet profilit tuaj, duke thyer privatësinë.
Autoritetet turke kanë refuzuar këtë version të ri të WhatsApp-it, duke I dënuar rëndë rregullat e reja. Shumë politikanë i kanë bërë thirrje qytetarëve të bojkotojnë aplikacionin, duke përdorur kështu aplikacione vendëse.
Ndërkohë që opozitarët turq kanë thënë se kjo është një politikë e Qeverisë për të vendosur nën kontroll edhe privatësinë e turqve.
Shtuar më 19/01/2021,
ora 14:02