304 pacientë me Covid-19 të shtrirë në QKUK dhe spitale, 24 në gjendje të rënduar

Në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme po marrin mjekim 304 pacientë të diagnostikuar me Covid-19.

Prej tyre në QKUK 176, kurse në Spitalet e Përgjithshme 128 pacientë.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 208 janë me oksigjenoterapi, 135 në QKUK dhe 73 në spitalet e përgjithshme.

24 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar, nën përkujdesje intensive mjekësore.


Shtuar 13.07.2020 17:29