Bardhi shpërthen ndaj deputetëve të PS: Të pafytyrë, votuat një person të propzuar nga Berisha

Deputetet e PS-së në Komisionin e Ligjeve, votuan kandidatin Simon Mirakaj, për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Kandidati kalon tashmë në Parlament për votim.

Mes firmave që kanë votuar pro ka qenë dhe ajo e Sali Berishës, ndërkohë që PS ka përsëritur vazhdimisht se nuk njeh asnjë dokument që mban firmën e ish-kryeministrit të shpallur “non grata” nga SHBA. Berisha ishte i që kishte propozuar kandidatin.

Kjo ka bërë që sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi të shpërthejë ndaj kolegëve të tij socialiste, duke i cilësuar si të pafytyrë.

“Jeni dhe të pafytyrë. Keni thënë që nuk pranoni asnjë nga non grata, dhe keni votuar një kandidat të propozuar nga Berisha, non grata”, ka thënë Bardhi./albeu.com


Shtuar 27.05.2022 11:46