U bllokua për orë të tëra, Facebook i kërkon falje të gjithëve
Dita e djeshme nuk ka qenë e lehtë për shumë biznese apo blogerë, të cilët kanë hasur një problem në rrjetet sociale "Instagram" dhe "Whatsapp" pasi nuk postonin dot asgjë.

Të gjithë njerëzit në gjithë botën i kapi paniku pa e ditur se cfarë po ndodhte gjë që së fundmi e sqaroi"Facebook" më anë të një postimi në faqen zyrtare në "Tëitter-it".

"Dje si rezultat i ndryshimit të konfigurimit të serverit, shumë njerëz hasën vështirësi në qasjen në aplikacionet dhe shërbimet tona. Tani i kemi zgjidhur çështjet dhe sistemet tona janë duke u rikuperuar. Na vjen keq për shqetësimin dhe vlerësojmë durimin e të gjithëve">gjithëve”, shkruan Facebook në Twitter.

Kujtojmë se pronari i "Facebook", "Instagaram" dhe "Whatsapp", Mark Zuckerberg është bërë shpesh herë shenjestër e akuzave për shkak të shkeljes së privatësisë së përdoruesve. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2019, ora 19:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori