Twitter shton opsionin video
Twitter ka shtuar funksionet e tij si mënyra e duhur për të konkuruar ndjaj rivalëve si Instagram dhe Facebook. Twitter ka shtuar mundësinë e ngarkimit të video klipeve direkt nga faqja e saj, ngjashëm siç mund të bëjmë me fotografitë.

Tani nuk ka më nevojë të postojmë linqe të YouTube dhe Instagram për video, sepse shërbimi i ri i Tëitter synon ta zgjidh këtë problem. Shërbimi i ri i Tëitter do të lejojë ngarkimin e videove me një limit kohor, deri në 20 sekonda.

Ekzekutivët e Twitter kanë konfirmuar se ky është një shërbim që pritet të lançohet në gjysmën e parë të vitit 2015. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori