Përplasen dy mjete në Fier, lëndohen drejtuesit

Një aksident ka ndodhur në Fier, në në afërsi të “Qafës së Koshovicës”.

Një automjet tip “Benz” është përplasur me një furgon të “Check Up” dhe si pasojë e përplasjes së fortë janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve.

Të lënduarit anë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po zbardhin dinamiken e këtij aksidenti.

Informacion paraprak

Rreth orës 10:50, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin N. H., 39 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. L., 24 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 7.09.2023 11:21

Tags: ,