Twitter, media jo-tradicionale, "thyen" lajmet
Twitter
Pak minuta pasi presidenti amerikan Barak Obama njoftoi vdekjen e terroristit Osama Bin Laden, lajmi u përhap shumë shpejt në Twitter, duke krijuar një rekord të ri për platformën.

Departamenti i PR-së tha se përdoruesit e Twitter kishin dërguar një mesatare prej 3,440 mesazhe për sekondë të dielën e 1 majit, duke vendosur një rekord të ri për Twitter-in.

Lajmërimet në platformë filluan në masë pasi presidenti Obama njoftoi se Osama Bin Laden ishte vrarë në një sulm në rezidencën ku ai kishte qënë i fshehur në Abbotabad, Pakistan.

Sipas një infografi të lëshuar nga Twitter, në kulmin e saj, përdoruesit po dërgonin më shumë se 5,000 mesazhe për sekondë.
/albeu.com/
Shtuar më 03/05/2011, ora 13:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori