Kapet me 400 doza kokaine, arrestohet 24-vjeçari shqiptar ne Itali

Nga kontrollet kundër krimit në territorin e qytetit Tuscolana në Itali, është ndaluar një 24 –vjeçar shqiptar, të cilit iu gjetën në mjetin e tij rreth 400 doza kokainë e pastër.

Në kontrollin e mëpasshëm të shtëpisë, u gjetën gjithashtu materiale paketimi dhe lista të klientëve për të dorëzuar drogën.

Të gjitha materialet u sekuestrua dhe 24-vjeçari u arrestua.

Kontrollet e agjentëve të komisariatit të Frascatit do të vijojnë edhe në ditët në vijim dhe veçanërisht në zonat e jetës së natës të qytetit dhe vendeve fqinje./albeu.com