Thyhet rekordi në numrin e adresave të hapura në internet
Albeu.com
Ne 10 muajt e pare te vitit 2005, u hapen gjithsej 17 milion web faqe. Ne vitin me te "frytshem" te internetit, vitin 2000, numri i web faqeve te hapura brenda tere vitit ishte 16 milion.Sipas raportit te botuar nga Netcraft, rritja me e madhe ne internet eshte shenuar ne 10 muajte e pare te ketij viti. Derisa ne vitin 2000, vit i cili dihet si viti me i shkelqyer i internetit, numri i web faqeve te hapura ka qene 16 milion, sivjet vetem brenda 10 muajve te pare kjo shifer ka kaluar 17 milionshin.

Arsyet kryesore te kesaj rritje jane hyrja ne internet e nderrmarjeve te vogla, futja e internetit ne buxhetet e reklamave te kompanive te medha, si dhe reklamat permes emaileve, te njohura si spam.

Sipas raportit ne fjale, gjate muajit tetor, numri i adresave aktive ne web eshte 74.4 milion, qe krahasuar me muajin shtator vihet re fakti se gjate nje muaji jane hapur 2.68 milion web faqe te reja.

Cka na tregojne keto analiza?

Analizat qe per 10 vite me rradhe kryhen nga ana e Netcraft, tregojne pikat e rendesishme te trendit te rritjes se internetit.
Analiza e pare eshte kryer ne muajin Gusht te vitit 1995 dhe numri i atehereshem i adresave te internetit ishte 18 957. Pas 5 viteve ky numer u rrit ne 19.8 milion.

Numri i adresave nuk tregon saktesisht numrin e webfaqeve. Nje pjese e adresave nuk kane nje permbajtje te mirefillte, blihen per tu shitur ose per t'u perdorur ne te ardhmen. Gjithashtu, nuk jane te pakta edhe shembujt ku nje nen nje adrese interneti botohen disa web faqe (site). Por sidoqofte keto shifra, nga te gjithe ekspertet e internetit pranohen si shenja qe tregojne rritjen en internet.

Marre nga orihost.com
Shtuar më 22/10/2005, ora 19:53
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori