Themeluesit e Google shesin pjesen me te madhe te aksioneve
Albeu.com
Bashkëthemelu- esit e kërkuesit më të njohur të internetit Google, Larry Page dhe Sergey Brin, dëshirojnë të shesin 10 milionë aksione të tyre, përkatësisht shumicën e aksioneve të kompanisë.Ky transaksion, sipas çmimeve të tanishme në bursa, duhet t’u sjellë 5.5 miliardë dollarë, duke zbritur aksionet e tyre në kompani nga 59 % në 48 %.
Page dhe Brin, megjithatë, planifikojnë shitjet graduale të aksioneve gjatë pesë vjetëve të ardhshme, për të shmangur ndikimin negativ të transaksionit në çmimin e tyre. Analistët theksojnë se transaksioni ka më shumë rëndësi simbolike se praktike, kur dy themeluesit nuk do të kenë shumicën e aksioneve në kompani.

Page, i cili aktualisht në Google udhëheq me departamentin e prodhimit dhe Brin, i cili është në krye të departamentit të teknologjisë, posedojnë rreth 57.7 milionë aksione apo 59 % të votave në kompani.

Të dy bashkëthemeluesit do të vazhdojnë të jenë pjesë përbërëse e Google, njoftoi kompania, duke treguar se Page dhe Brin do të jenë pjesë edhe në të ardhmen në udhëheqjen dhe planifikimin strategjik të zhvillimit të kompanisë.

Google në vitin 2009 operoi me sukses, që tregojnë të dhënat më të reja, sipas të cilave në tremujorin e fundit të vitit të kaluar arriti fitim neto prej 1.97 miliardë dollarë. Kjo është pesë herë më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2008, dhe kjo është hera e parë në historinë e kompanisë që të fitojë afër 2 miliardë dollarë në një tremujor.
Shtuar më 26/01/2010, ora 21:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori