Themeluesi i "Facebook-ut" haker?
Albeu.com
Themeluesi i sajtit popullor në gjithë botën “Facebook” Mark Zuckerberg dyshohet se ka hyrë në postën elektronike private të rivalëve biznesorë dhe të disa gazetarëve.
Siç shkruan revista “Business Insider”, akuza erdhi pas dy vjet hetimesh, ndërsa rastet e ndërhyrjes janë shënuar në vitin 2004.

Zuckerberg dyshohet se ka zbuluar se gazeta e studentëve të Harvardit “Crimson” planifikon të publikojë një artikull për të dhe në vitin 2004 ka hyrë në postën elektronike të redaksisë.

Në rastin tjetër, Mark, siç thekson revista, ka hyrë në llogaritë e rivalëve në tij në Harvard, të cilët më vonë e kanë akuzuar për vjedhjen e ideve për rrjetin social. Pas kësaj, ai është përpjekur të sabotojë rrjetin rival.

Shërbimi social “Facebook” sot ka më shumë se 400 milionë përdorues në gjithë botën, ndërsa kompania vlen disa miliardë dollarë.
Shtuar më 06/03/2010, ora 21:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori