Telefoni inteligjent i përthyeshëm Samsung vjen në 2017-ën (VIDEO)
Sipas një raportimi nga Bloomberg, Samsung mund të jetë vërtet gati për të lëshuar jo një, por dy telefona inteligjent të përthyeshëm, në fillim të vitit 2017. Detajet janë disi jo të plota, por nga ajo çka është grumbulluar, një pajisje do të jetë një kombinim telefon/tabletë, ekrani 5-inç i të cilit mund të shpaloset në ekran 8-inç. Tjetri do të jetë një telefon i cili paloset në gjysmë (pra në thelb do të keni një telefon me ekran në të dyja anët.)

Samsung sigurisht që ka teknologjinë për ta bërë këtë. Në vitin 2014, kompania lëshoi një video të një telefoni koncept që paloset në tabletë.

Sipas burimit të Bloomberg, Samsung mund të jetë duke përgatitur lëshimin e njërit apo të dy telefonave në Kongresin Botëror të Telefonave të vitit të ardhshëm në Barcelona, i cili zakonisht zhvillohet në fund të Shkurtit. Telefonat, aktualisht të zhvilluar nën emrin e koduar “Project Valley” nuk do të jenë pjesë e rangut Samsung Galaxy S. /albeu.com/

Shtuar më 08/06/2016, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori