Tė paktėn njė ndėr tre shqiptarė pėrdor Facebook
Facebook
Tė paktėn njė ndėr tre shqiptarė pėrdor rrjetin social Facebook. Sipas portalit tė specializuar pėr statistika, internetworldstats.com, pėrhapja e Facebook nė Shqipėri nė fund tė tremujorit tė parė tė kėtij viti ka arritur shifrėn e rreth 35 %.

Janė rreth 1.06 milionė shqiptarė qė kanė njė llogari aktive nė Facebook, nga mė shumė se 1.44 milionė qė pėrdorin internetin rregullisht. Pėrdorimi i lartė i Facebookut, duket se ėshtė njė fenomen tipik nė tėrė vendet e rajonit tė Ballkanit. Shumica e vendeve tė rajonit kanė njė pėrdorim mė tė madh tė rrjetit social mbi nivelin 40 pėr qind tė popullatės, raporton PCWorld Albanian.

Ndėrsa nė vendet e zhvilluara tė Bashkimit Evropian, pėrdorimi i Facebookut ėshtė mė i ulėt nė raport me numrin total tė popullsisė dhe me numrin e pėrdoruesve tė rregullt tė internetit.

Pėr shembull, Austria ka njė penetrim interneti nė masėn 75 %, ndėrkohė qė Facebookun e pėrdorin mė pak se 34 % e njerėzve.

Ndėrsa Danimarka, ku internetin e pėrdorin 91 % e banorėve, ka njė pėrdorim tė Facebookut pranė nivelit 52 %.

Nė pėrgjithėsi, vlerėsohet se Facebook pėrdoret nga rreth 835 milionė njerėz, ose 12 % e popullsisė sė planetit.

Facebook mė sė shumti pėrdoret nė Amerikėn Veriore, ku 50 % e njerėzve kanė njė llogari nė Facebook.
Shtuar më 05/07/2012, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?

Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?