Tatuazhet do mund të kontrollojnë aplikacionet dhe pajisjet
Në të ardhmen, tatuazhet tuaja mund të jetë shumë më tepër se sa vetëm disa dizanje boje.

Shkencëtarët kanë krijuar një lloj të ri tatuazhi të teknologjise së lartë të përkohshme që mund të veprojë si një kontrollues për aplikacionet smartfone dhe pajisje të tjera.

Quajtur DuoSkin, tatuazhet janë krijuar si një përpjekje e përbashkët midis studiuesve MIT dhe Microsoft Research.
Tatuazhet e përkohshme aplikohen ashtu si çdo tatuazh tjetër i përkohshëm.

Të bërë me fletë ari (dhe nganjëherë LEDs) tatuazhet duken më shumë si bizhuteri sesa tatuazhe të përkohshme të dekadave të kaluara.

Në një studim që do të paraqitet në Simpoziumin Ndërkombëtar të ardhshëm mbi Pajisjet Wearable kompjuterike, hulumtuesit përshkruajnë tre përdorimet kryesore për tatuazhet.

Një pajisje input, kështu që ju mund të kontrolloni, le të themi, një aplikacion smartfone; një pajisje output, kështu që tatuazhi në vetvete mund të përdoret si një ekran; ose një pajisje komunikimi, kur tatuazhet përdorin NFC për të dërguar të dhënat në pajisje të tjera./albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori