Tani mund te ngarkohen video 15 minuteshe ne Youtube
Albeu.com
YouTube ka rritur kohëzgjatjen e një video të ngarkuara nga 10 në 15 minuta. Sipas një postimi të bërë në blogun e YouTube, thuhet se limiti është rritur për shkak të kërkesës së madhe nga përdoruesit e saj.
Në mars, për shembull, kompania ka bërë të ditur se 24 orë video ngarkohen çdo minutë. Kjo para një viti ishte 6 orë video çdo minutë. Duke pasur parasysh limitin e ri, kjo padyshim që do të vazhdojë të rritet.

Kompania gjithashtu është duke prezantuar një fushatë të quajtur “15 minuta famë”, që do të veçohet me video 15 minutëshe.
Shtuar më 30/07/2010, ora 22:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori