Sot internetin e perdorin mbi 500 milion njerez
Albeu.com
Firma analizuese tha se lidhjet DSL janë ende forma më popullore e lidhjes së internetit. Rreth 60 përqind e shtëpive përdorin metodën e lidhjes me anë të linjës së telefonit, ndërsa 20 përqind e tyre përdorin lidhjet kabllore.
Lidhjet më të shpejta të internetit u gjendën në Japoni dhe në Korenë e Jugut, ku shpejtësia mesatare ishte rreth 30Mbit/s. SHBA, për krahasim, regjistrohej me një shpejtësi mesatare 2.7Mbit/s.

Suedia postoi shpejtësinë më të madhe në Evropë, me një lidhje mesatare prej 14Mbit/s.

Futuresource beson se shumica e rritjes në të ardhmen do të ndodhë në tregjet në zhvillim, sesa në vendet e zhvilluara ku interneti është konsoliduar tashmë.

“Edhe pse tregjet në shumë vende të zhvilluara po ngopen, po fillojnë të shfaqen vende strategjike alternative. Kërkimi ynë tregon se Afrika dhe Lindja e Mesme do të përjetojnë kulmin këtë vit me një rritje rreth 33 përqind”, tha analisti i vjetër i tregjeve Patrik Pfandler i Futuresource.

“Në afat të gjatë, India është vendi për t’u parë me kujdes në katër vitet e ardhshëm. Me një raport nga më të ultët për lidhjet fikse të internetit në këtë moment, në vetëm pak mbi 2 përqind, ose 5 milionë abonentë, tregu projektohet të rritet me pesëfish në 2013, te pothuajse 25 milionë linja.”
Shtuar më 09/08/2009, ora 22:07
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori