SolarWindow prezanton panelet diellore që mund të përdoren edhe si dritare
SolarWindow sapo ka prezantuar panelet më të reja diellore të cilët janë të aftë të prodhojnë 50 herë më shumë energji se fotovoltaikët e zakonshëm.

E veçanta e panelit përveç faktit që është më efiçent është se ai është i tejdukshëm, cilesi që i mundëson atij të instalohet edhe në vend të dritareve të shtëpive duke prodhuar energji dhe duke lejuar njëkohësisht dritën të kalojë.

Paneli mund të instalohet kollaj mbi dritaret ekzistuese të shtëpisë, thjesht duke i veshur ato me filmin e hollë.

“Ne e veshim xhamin e dritareve me një material të lëngët specifik dhe pastaj i thajmë në temperatura të ulëta duke prodhuar kështu filmin transparent,” thotë John Conklin, CEO i SolarWindow. “Pastaj e përsërisim proçesin duke e veshur edhe me shtresa të tjera dhe me një material plastik i cili më vonë mund të prodhojë energji elektrike.”

Shtresa më e rëndësishme nga këto është ajo që quhet ‘shtresa aktive’ nga ku prodhohet edhe energjia elektrike nga drita e përthithur.

“Shtresat janë pjesërisht organike me përmbajtje karboni, hidrogjeni, azoti dhe oksigjeni.” shton Conklin.

Ai vë në dukje gjithashtu se disa nga aplikimet e kësaj teknologjie mund të jenë në xhamat e automobilave, në dritaret e mëdha të ndërtesave apo edhe në pasqyrat e automjeteve të cilat mund të kthehen në panele diellore./albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 13:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori